Futbollisti palestinez shënon nga 45 metra (VIDEO)

09.12.2014 10:32

Nuk duhet të kthehesh gjithmonë te Diego Armando Maradona për të parë një gol nga mesfusha. Ka patur edhe shembuj të tjerë si: David Beckham, Xabi Alonso, Rivaldo, Alvaro Recoba e deri tek Fabio Quagliarella.....

Por këtyre iu shtohet edhe Mohamed Salah i Gaza Sport (mos e ngatërroni me mesfushorin e Chelseat).

Gjatë një ndeshjeje tëkampionatit palestinez kundër Khan Younes United ai realizoi një gol nga 45 metra, fiks nga rrethi i mesfushës.

Portieri kundërshtar nuk mundi të bëjë asgjë.