Van Persie sjell fitoren e pestë me radhë

09.12.2014 10:35

Manchester United ka arritur të shënojë fitore ndaj Southamptonit mbrëmë për të kaluar për herë të parë në vend të tretë të Premier League këtë stinor.......

Ekipi i Louis Van Gaal ka shënuar fitore ndaj një kundërshtari të vështirë me golat e Robin Van Persiet, derisa me këtë ata tashmë renditen pas liderit Chelsea dhe rivalit lokal, Manchester City.

Duelin e dy trajnerëve holandez mbrëmë, Ronald Koeman vs Louis Van Gaal, e fitoi ky i fundit, mirëpo kësaj i ka kontribuuar jashtëzakonisht edhe portieri spanjoll i ekipit, David De Gea - që ka pritur disa raste tejet të mira të vendasve.

Derisa Manchester United është duke shkuar drejt këndelljes me fitoren e pestë me radhë, Southampton është në rënie pasi që ka regjistruar disfatën e tretë me radhë pas super startit në Premier League.