Ekonomi
Banka Botërore, vaksinimi, kyç për rimëkëmbjen e ekonomisë
06.09.2021 17:37
Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por është mundësia e vetme për rimëkëmbjen ekonomisë...

Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por është mundësia e vetme për rimëkëmbjen ekonomisë, thekson zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Ana Bjerde. Ajo shtoi se pandemia nuk do të përfundojë derisa të gjithë vende të kenë qasje në vaksinim, përfshirë edhe ato të pazhvilluara.
Ngadalësimi i vaksinimit ngadalëson edhe rimëkëmbjen ekonomike.
“Një nga sfidat kryesore për rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike është vaksinimi i sa më shumë njerëzve. Vaksinimi do të shpëtojë jetë, por është gjithashtu mundësia e vetme për rimëkëmbjen ekonomike.”,- tha zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Ana Bjerde.
Besimi: Kemi plan për rimëkëmbje financiare
Duke mësuar nga viti i kaluar, tani fokusi i politikave financiare është vënë tek konsolidimin fiskal që do të zvogëloj deficitin buxhetor dhe borxhin publik, theksoi ministri i Financave, Besimi.
“Kemi projektuar rritje prej 4.1 për qind për këtë vit dhe një rritje mesatare vjetore prej 5.4 për qind në pesë vitet e ardhshme. Ndërsa për të siguruar që kjo të mos mbetet vetëm një dëshirë, ne kemi përgatitur një plan për rimëkëmbjen financiare dhe përshpejtimin e rritjes.”,- theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.
Grubi: Korrupsioni, më i rrezikshëm se Covid-19
Por për zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, thotë se përveç koronavirusit, ekonomia po rrezikohet edhe nga korrupsioni.
“Duhet të fillojmë të raportojmë që sot rreth rasteve të korrupsionit. Nuk flasim për propagandë apo akuza të pabaza partiake, por për situata dhe raste faktikisht të argumentuara mirë. Të krijojmë një koalicion mes qeverisë, organizatat joqeveritare, komuniteti i biznesit, shkencës, të bashkohemi të gjithë dhe të qëndrojmë në rrugën kundër korrupsionit.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Këto komente u bënë gjatë konferencës "Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid", e cila po mbahet sot dhe nesër në Shkup në kuadër të forumi ekonomik.
ZEKIRJA MEXHITI
