Çmimi i naftës, më i ulëti në pesë vitet e fundit
09.12.2014 12:03
Çmimi i naftës sot llogaritet të jetë më i ulëti në pesë vitet e fundit....

Sipas të dhënave të ditës së sotme, një fuçi naftë kushton 65.33 dollarë.
Një çmim i tillë i ulët ka qenë në shtator të vitit 2009.
Në rënien e çmimit të naftës ka ndikuar zhvillimi i ngadalësuar i Kinës dhe ekonomitë në zhvillim.
Vendimi i Organizatës së Vendeve që Eksportojnë Naftë, duke mos e ndaluar nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, ka ndikuar në rënien e çmimit. Rënia e çmimit të naftës ka goditur kryesisht Rusinë, e cila financohet nga eksporti i naftës dhe gazit.
