Maqedoni
Mjegull në Krushevë, borë në rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair, Stracin dhe Kodrën e Diellit
09.12.2014 14:56
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa...

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në aksin rrugor Kriva Pallankë- Deve Bair, në Stracin, Kodrën e Diellit dhe Pavlleshenci.
Paraqitje të mjegullës me dukshmëri prej 50 metra ka në Krushevë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore për shkak shembjeve të dheut, veçanërisht në akset rrugore,Koçani-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë -Veles.
Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor./MIA
