Maqedoni

Stoli ari me vlerë prej 10 mijë euro është vjedhur nga një shtëpi në Shkup

09.12.2014 14:58

Stoli ari me vlerë prej rreth 606.000 denarë janë vjedhur nga shtëpia e I.D (36) në Shkup...

Stoli ari me vlerë prej rreth 606.000 denarë janë vjedhur nga shtëpia  e I.D (36) në Shkup natën mes 7 dhe 8 dhjetorit, njoftoi MPB.
 
Kryerësi i panjohur me dhunë ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur stolitë. Gjatë vjedhjes është shkaktuar edhe dëm material prej rreth 9.000 denarë. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësit./MIA