Ekonomi
Shpenzimet për jetesë në nëntor janë zvogëluar për 0,3 për qind
09.12.2014 15:01
Shpenzimet e jetës në nëntor të këtij viti janë të pandryshuara nga muaji paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë zvogëluar për 0,3 për qind...

Shpenzimet e jetës, sërish, në nëntor të këtij viti, në krahasim me këtë muaj të vitit të kaluar shënojnë zvogëlim prej 0,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë zvogëlim prej 1,7 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, rritje të shpenzimeve për jetë në nëntor është vërejtur te perimet e freskëta për 5 për qind, prodhime tjera ushqimore për 0,7 për qind, vezë dhe prodhimet e mishit të konzervuara për 0,6 për qind, pjet alkoolike për 0,5 për qind, buka, drithërat dhe peshku për 0,2 për qind, lëndët djegëse të ngurta për 5 për qind, transporti i udhëtarëve me aeroplan për 2,8 për qind, shërbimet për vendosje për 1,8 për qind, tekstili për amvisëri, aparatet e mëdha elektrike, pajisje dhe mjete për shtëpi dhe kopshte për 0,4 për qind.
Zvogëlim të shpenzimeve për jetë ka te pemët e freskëta për 5 për qind, mishi për 0,4 për qind, prodhimet e ëmbla për 0,2 për qind, gazi për amvisëri për 6,3 për qind, automobilat për 6,1 për qind, karburantet e lëngshme për amvisëri për 4,7, karburantet e lëngshme dhe lubrifikante për 3,9 për qind, pajisje informatike për 2,9 për qind, mjete për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 0,9 për qind, mobilje për 0,6 për qind dhe shërbime për stomatologji për 0,4 për qind./MIA
