Maqedoni

Dyshohet se ka viktima nga zjarri në qendrën COVID në Tetovë

08.09.2021 21:40

Ndërtesa ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë...

Ndërtesa ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në spitalin modular në Tetovë, është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë.

Raportohet se si pasojë e zjarrit ka viktima mes pacientëve dhe stafit mjekësor. 
 
Zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital. Nuk dihet ende për rrethanat që çuan deri te zjarri ndërkohë që në shumë shpejtë pritet që autoritetet zyrtare të dalin me informata të sakta për ngjarjen.