Futboll

Kupa e Maqedonisë: Renova kundër Rabotniçkit

09.12.2014 17:20

Në lokalet e Shtëpisë së futbollit të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për ndeshjet gjysëmfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll...

Renova, e cila bëri surprizë të madhe duke eliminuar nga garat favoritin e madh dhe absolut, Vardarin, në ballafaqimin për plasman në finalen e madhe të muajit maj, do të takohet me Rabotniçkin, ndërsa në dyluftimin tjetër, do të luajnë Teteksi dhe Horizont Turnova.

Ndeshjet e para, që do të zhvillohen me 18 mars të vitit të ardhshëm, do të luhen në fushën e Rabotniçkit dhe Teteksit, ndërsa takimet kthyese, në program do të janë me 15 prill, në terenin e Renovës dhe Turnovës.