Botë

Evropa ndërmjetëson zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri

09.12.2014 17:25

Deputetët e Parlamentit Evropian po ndërmjetësojnë pajtimin mes Qeverisë dhe Opozitës në Shqipëri...

Deputetët e Parlamentit Evropian po ndërmjetësojnë pajtimin mes Qeverisë dhe Opozitës në Shqipëri, në kushtet kur prej 6 muajve kjo marrëdhënie është në ngërç të plotë.
 
Për këtë arsye, kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga nënkryetari socialist, Taulant Balla dhe një grup deputetësh janë takuar me përfaqësuesin e Partive Popullore Evropiane, Manfred Veber.
 
Menjëherë pas takimit, Balla tregoi se në qendër të diskutimeve ka qenë pikërisht opozita.
 
Por, duket se një përgjigje për bashkëpunim e ka në dorë vetë opozita, pasi, siç shprehet Balla, qeveria ka bërë gjithçka që ka mundur.
 
Prej 6 muajsh opozita nuk merr pjesë në parlament, duke bojkotuar rolin e saj në miratimin e projektligjeve të rëndësishme për shtetasit shqiptarë.
 
Pritet që në seancën e 18 dhjetorit opozita të jetë e pranishme në parlament, pasi në të kundërt, i digjet mandati.
 
LULJETA NDOKA