Botë

Merkel, akuzon Rusinë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar

09.12.2014 17:36

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka akuzuar Rusinë se me veprimet e saj në Ukrainën lindore e ka shkelur ligjin ndërkombëtar...

Por, Merkel është zotuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundur, me qëllim që të gjendet një zgjidhje diplomatike në lidhje me konfliktin atje, për të cilën nevojitet durim. 
 
Edhe ambasadori i Ukrainës në Bashkimin Evropian e ka akuzuar  Rusinë se po tenton të mbjellë përçarje brenda BE-së. Këto komente Kostiantyn Yelisieiev i ka bërë gjatë një takimi në Bruksel, të organizuar nga Qendra për Politikë Evropiane.
 
Ai, gjatë këtij takimi ka folur edhe për projektin “Rrjedha e Jugut”, projekt ndaj të cilit Rusia ka hequr dorë. Rusia e ka kritikuar BE-në se i ka bërë presion për të marrë një vendim të tillë, derisa BE-ja i ka hedhur poshtë këto akuza.
 
LEUNORA KALIQI