Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Todorovska: Përfaqësimi i femrës është dëshpërues

11.09.2021 14:31

Edhe këtë vit në zgjedhjet lokale asnjë risi sa i përket përfaqësimit të grave në politikë...

Nga emrat e deritanishme të publikuara nga partitë politike flasim për numër dëshpërues të grave në pozitën e kanidates për Kryeatare komune thekson Savka Todorovska nga Këshilli nacional për barazi gjinore.
 
Inkurajuese sipas saj është aktivizimi i grave në kuadër të listave të pavarura , njëra prej të cilave garon për Qytetin e Shkupit. 
 
“Për këtë pozitë duhet kuotë e cila është obligative për numrin e kandidateve  për Kryetare Komunash. Për ne si OJQ që punojmë 30 vite diku deri në vitin 2005 mund të themi se kishim bashkëpunim, por nga ajo kohë brenda partive politike forumet e grave kanë kuadër të përcaktuar për kryerjen e trajnimeve brenda partive politike por edhe fondacionet tjera si OBSE, por shihet qartë se femrat e kyçura në partitë politike nuk kanë guxim që të kërkojnë të jenë në këto pozita. Inkurajues për sektorin e grave të OJQ ve është që kemi lista të grave të pavarura dhe kandidate të pavarura për pozitën e Kryetares së Komunës. Presim që të ndryshojë gjendja sa i përket barazisë mes grave dhe burrave në këtë strukturë”, u shpreh Safka Todorovska nga këshilli nacional për barazi gjinore. 
 
Dëshpërues sipas Todorovskës është edhe fakti që partitë politike nuk marrin parasysh as nuk u përgjigjen thirrjeve të Këshillit nacional për barazi gjinore që femrat të kenë përfaqësim më të madh në listat e kandidatëve që propozohen nga partitë. 
 
“Në muajin korrik ne si  Këshill nacional për barazi gjinore, kemi dërguar letër me kërkesë deri të gjithë liderët politik që të kemi takim dhe nga kandidatët e propozuar 1/3 të përbëhet prej grave .Asnjë nga liderët politik nuk u pronocua ,as kërkoi takim as përmes ZOOM apo takim personal apo kërkesësë nga ana jonë”, theksoi Todorovska.
 
Todorovska inkurajon gratë të krijojnë një rrjet përbrenda partive politike, të dalin në teren dhe të tregojnë dituritë dhe potencialet që posedojnë ,të bjënë me dije faktin që shoqëria jonë ëshë e përbashkët dhe të mos frigohen nga pozitat Kryetare e Komunës.
 
Shprehja Babai i Komunës pa hezitim mund të ndryshojë në Nëna e Komunës ,pasi që edhe femrat njëlloj mund të kryejënë detyrën dhe të sigurojnë një shoqëri të barabartë për të gjithë.
 
FLORIE BELULI KAMBERI