Maqedoni
LSDM, kritikon reformat në arsimin e lartë
09.12.2014 18:26
Rreth reformave në arsimin e lartë ka reaguar sot edhe LSDM-ja opozitare...

Nga kjo parti vlerësojnë se Ministria e Arsimit duhet të anulojë projektin për testimin ekstern, e jo të tentojë me çdo kusht ta zbatojë.
Petar Atanasov nga LSDM-ja, deklaroi se “Ministria e Arsimit në vend që të anulojë projektin për testim ekstern, me kryeneçësi tenton ta zbatojë atë. Ja shembulli i qeverisë për testimin e njohurive të studentëve përmes testimit ekstern. Qeveria dhe Ministria veçse kanë shkelur autonominë universitare me ndryshimet e shumta në Ligjin për Arsim të Lartë pa asnjë debat ose konsultim. Mirëpo edhe pas kësaj, asgjë nuk është më e rëndësishme se egoja e kryeministrit dhe grupit të tij të ngushtë. A është kjo burrërore, nëse flasim me fjalorin e Gruevskit?”- tha Atanasov.
