Maqedoni
Vila Vodno, Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë
13.09.2021 11:33
Në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.
Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.
Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.
