Ekonomi
Derivatet e naftës, KRRE: Benzinat rriten për 1 denar
13.09.2021 14:55
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0,84 %. Kjo do të thotë se nga mesnata, Eurosuper BS-95 dhe Еurosuper BS-98 do të shiten për 1 denar për litër më shtrenjtë. Kështu eurosuper BS 95, nga mesnata do të kushtojë 73,00 denarë për litër, ndërsa eurosuper BS 98 do të kushtojë 75,00 (denarë/litër). Edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,552 denarë/kilogram dhe nga mesnata do të jetë 38,395 den/kg.
Ndërkohë nuk ka ndryshim në çmimet me pakicë të Еurodizelit (D-Е V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) që mbeten në të njëjtin nivel, siç janë përcaktuar me vendimin e datës 06 shtator.
Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund të i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
