Ekonomi
Oda Ekonomike: Investimet, çelësi për rimëkëmbje pas pandemisë
13.09.2021 15:49
93.8 % nga kompanitë private planifikojnë investime në periudhën 2021 -2022....

93.8 % nga kompanitë private planifikojnë investime në periudhën 2021 -2022. Shuma e përgjithshme e investimeve të kompanive është mbi 161 milion euro. Këto janë të dhënat nga anketa që e realizoi Oda Ekonomike në lidhje me investimet e kompanive anëtare të Odës ekonomike në 12 muajt e ardhshëm. Investimet janë çelësi për rimëkëmbjen e ekonomisë në periudhën e pandemisë por edhe për rritjen e bruto prodhimit vendor mbi 5 % me qëllim që të realizohet konvergjencë më e shpejtë me një pjesë të vendeve nga BE, thonë nga OE.
“Gjatë 2019-s si viti i fundit krahasimor para pandemisë 75 % prej kompanive janë deklaruar se investimet e planifikuara në 12 vitet e ardhshme janë më të larta, 37.5% kanë paraqitur rritje në krahasim me 2019 për 51 %. Investimet e planifikuara në vlerë prej mbi 161 milion e 54 mijë e 20 euro janë shpërndarë për makineri dhe pajisje 64% nga shuma e përgjithshme e planifikuar për investime, për ndërtesa dhe prona 21% për softuer 4.2% dhe për investime të tjera kapitale 22. % nga shuma e planifikuar e investimeve.”,- tha Antoneta Manova Stavrevska nga Oda Ekonomike e RMV-së.
Kompanitë konsiderojnë se realizimi i investimeve të planifikuara do të kontribuojë për rritjen e qarkullimit prej 79.2%, rritjen e fitimit për 75 %, hapjen e vendeve të reja të punës 72.9% dhe rritjen e prodhimtarisë për 68. 8 për qind dhe rritjen e eksportit 52.1%.
REJHANE BUSHI METAJ
