Botë
Osmani: S’ka konsensus, s’ka bazë për shteyrjen e zgjedhjeve
14.09.2021 10:28
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë por krerët e partitve nuk u pajtuan për shtyerjen e datës së zgjedhjeve. Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë 17 tetori.
“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve... Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë…Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve.”, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
