Superbrendet e Maqedonisë për 2013/2014

10.12.2014 10:03

Organizata "Superbends" sot do t'i prezantojë superbrendet e Maqedonisë, markat tregtare, të cilat e fituan titullin ndërkombëtar "Superbrends për 2013/2014"....

Me ndarjen diplomave do të rrumbullaksohet zgjedhja e tretë e superbrendeve të Maqedonisë që filloi me selektimin e jurisë profesioniste në fillim të vitit të kaluar.

Më shumë se 1.000 brende vendore dhe ndërkombëtare, të sistematizuara në 27 kategori, ishin në listën e finalistëve të përpiluara në bashkëpunim me agjencitë udhëheqëse të marketingut dhe agjencitë për hulumtimin e tregut. Për më të mirët u votua në bazë të cilësisë, sigurisë, njohjes dhe lidhjes emocionale. Në procesin e zgjedhjes, krahas jurisë profesionale, morën pjesë edhe mbi 8.000 konsumatorë.

Në solemnitet do të prezantohet edhe edicioni i ri i superbrends publikimit, i cili për herë të parë do t'i prezantojë brendet më të mira nga rajoni i Adriatikut.(mia.mk)