MPB: Hakerët kanë tentuar të pengojnë regjistrimin, Simovski: Regjistrimi po rrjedh pa pengesa

14.09.2021 16:59

Rrjeti i ueb faqes së Entit Shtetëror të Statistikës....

Rrjeti i ueb faqes së Entit Shtetëror të Statistikës ka qenë cak i sulmit të hakerëve, por është shmangur me sukses, kanë bërë të ditur nga MPB.

“Deri te sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale kanë rritur sulme të ueb faqes dhe sistemit për regjistrim të Entit Shtetëror të Statistikës dhe të njëjtit janë eliminuar me sukses dhe nuk janë shkaktuar kurrfarë dëmesh dhe ndërprerje të punës.”,- thonë nga MPB.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, thotë se janë të përgatitur që t’i eliminojnë tentimet e tilla edhe nëse përsëriten.

Simovski thotë se regjistrimi i popullsisë dhe i amvisërive në vend po realizohet pa asnjë pengesë dhe në bazë të dinamikës së paraparë.

Sipas Simovskit, interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar është i lartë ku deri më tani kanë regjistruar 512457 qytetarë 158519 shtëpi 221464 banesa.

“Regjistrimi i popullsisë i amvisërive dhe banesave në RMV po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar deri më tani janë regjistruar mbi gjysmë milion qytetarë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme kemi regjistruar 93235 persona 24491 40155 banesa, dhe këto janë numra fascinues.”,- u shpreh drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski.

Simovski dhe Entit Shtetëror i Statistikave shprehin habi nga qëndrimi i partisë e Majta e cila ka bërë thirrje për bojkot, por siç thotë Simovski falë vetëdijes së lartë të qytetarëve këto thirrje nuk kanë dhënë efekt. Simovski pret që deri në fund të muajit ky operacion statistikor të përfundon plotësisht. (Fitim Kryeziu, TVM2)