Ditët e zejtarisë në Maqedoni

10.12.2014 10:09

Promovimi i potencialeve të zejtarisë si faktor për zhvillimin ekonomik, kreator i vendeve të reja të punës, profesion atraktiv për të rinjtë, mbrojtës i traditës dhe kulturës, është qëllimi i manifestimit të pestë "Ditët e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë 2014", që do të mbahet sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit......

Në manifestim Oda e zejtarëve të Maqedonisë (OZM) do të ndajë mirënjohjen "Zejtari i vitit", ndërsa Ministria e Ekonomisë, mbështetës i ngjarjes, "Mirënjohje për më të suksesshmit". Do të promovohen edhe mentorët e parë të certifikuar për trajnimin praktik të nxënësve te punëdhënësit.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, e kryetares së OZM, Vesna Simova dhe zëvendësambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Hans-Helge Zander.

"Ditët e zejtarisë" është projekt i përbashkët që nga viti 2010 e realizojnë odat e zejtarëve të Maqedonisë dhe të Koblencit gjerman.