Maqedoni
Kovid-19, 30 të vdekur e 572 të infektuar
14.09.2021 18:41
Virusi Korona u ka marr jetën edhe 30 personave të vendit...

Virusi Korona u ka marr jetën edhe 30 personave të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 572 të infektuar.
Numri i rasteve të reja është nga 4511 testime të realizuara, apo 12,7 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 694 pacientë. Raste aktive në vend janë 12.893.
