Maqedoni
Zjarr në një ndërtesë në Tetovë, nuk ka të lënduar
15.09.2021 08:54
Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga zjarri që kaploi mëngjesin e sotëm podrumin e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Borçe Koçovski” në Tetovë...

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga zjarri që kaploi mëngjesin e sotëm podrumin e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Borçe Koçovski” në Tetovë. Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë dhe kanë evuukuar banorët e kësaj ndërtese, mes të cilëve edhe tre persona të palëvizshëm.
Zjarri ka filluar nga orëmatësit e rrymës elektrike dhe më pas është shpërndarë në podrumin e ndërtesës. Këtë e konfirmon për TVM2 Uka Aliti komandant i NJTKZ- Tetovë. Ai thotë se menjëherë e kanë lokalizuar zjarrin.
“Menjëherë ka fillua ajo që për ne është primare, të shpëtojmë jetën e njerëzve. Kemi arritur të evokojmë gjithë banorët e ndërtesës. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë dy automjete dhe 10 zjarrfikës. Zjarrin e kemi vënë nën kontroll, të gjithë banorët i kemi nxjerrë jashtë pa asnjë problem. Edhe tre persona që ishin të palëvizshëm i kemi nxjerrë. Zjarri ka filluar nga hapësirat e podrumit të ndërtesës shumëkatëshe, nga orëmatësit e rrymës elektrike.”,- thotë Aliti.
Banorët e ndërtesës thanë se kanë parë vetëm tym i cili u vështërsonte frymëmarrjen. Sipas tyre, intervenimi i shpejt i NJTKZ dhe i punonjësve të Policisë , ua ka shpëtuar jetën.
“Disa banorë që ishin më poshtë, na lajmëruan se ndryshe do ishin djegur krejt katet sipër. Kishte vetëm, zjarr nuk pas aspak, filluam edhe të ngulfatemi dhe ka qenë vonë, ora me e keqe se njerëzit ishin në gjumë. Gruan mezi e kemi zbritur poshtë, është e sëmur me kancer edhe frymëmarrja problem, por falë zoti edhe ndihma e shpejtë na kanë ndihmuar.”,- tha një banor.
“Nuk e di si ndodhi krejt në gjumë kemi qenë, kur u zgjuam kishte shumë tym.”,- u shpreh një banor.
Parkimi i veturave vend e pa vend, ua vështirëson punën zjarrfikësve, thotë Aliti.
“Problem më i madh për lëvizjen tonë, për të arritur në vendngjarje, i kemi parkimin vend e pa vend të veturave, që njerëzit i parkojnë duke mos menduar se mund të vjen ndonjë e keqe brenda natës ose ditës. Siç e shihni, kemi shumë problem me parkimin e veturave vend e pa vend.”, thotë Aliti.
Nga NJTKZ - Tetovë, thonë se vetëm gjatë 12 orëve të fundit, kanë bërë gjashte intervenime për shuarje të zjarreve.
VISAR SADIKI
