Botë

Von Der Leyen: Investimi në Ballkan, investim në të ardhmen e BE-së

15.09.2021 12:07

Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së...

Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen po mban të mërkurën fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së. Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha ajo duke shtuar se për këtë qëllim, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit. Sipas Von Der Leyen investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 1/3 e bruto prodhimit vendor të rajonit.