Zjarr në Çair, për të tretën herë digjet shtëpia, s’ka të lënduar

15.09.2021 15:55

Zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen “Gazi Babë”....

Zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen “Gazi Babë” të Çairit. I menjëhershëm ka qenë intervenimi i zjarrfikësve dhe fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Shkaktimi i zjarrit ka frikësuar jashtë mase banorët e lagjes. Ata informuan se kjo është hera e tretë qe digjet kjo shtëpi. Thanë se ndjehen të rrezikuar pasi shtëpitë në këtë lagje janë te ngjitura njëra me tjetrën dhe zjarri shumë lehtë mund të përhapet edhe te shtëpitë e tyre.

“Për një vit, tri herë digjet kjo shtëpi. Lutem që komuna e Çairit le të vijë të largojë këto mbeturina dhe njeriun që jeton këtu ta largojë. E merr rrymën prej në shtyllë elektrike edhe ja çfarë ndodh, unë nuk di tjetër çfarë të them.”,- tha një banor i kësaj lagje.

“Zjarrfikësit në shpejtësi kanë ardhur. Sa kanë mundur këtu fqinjët me zorra të shtëpisë e kanë shuar zjarrin, por kur plasi edhe rryma atëherë ne u larguam.”,- theksoi një banor i kësaj lagje.

Edhe nga njësiti zjarrfikës konfirmuan se është hera e tretë që intervenojnë ne shtëpinë e njëjtë. Informuam se kane intervenuar me 4 automjete dhe 12 zjarrfikës dhe se zjarri është lokalizuar shumë shpejt pa shkaktuar dëme në shtëpitë tjera. Pronari i shtëpisë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e përhapjes së zjarrit. (Ersan Pajaziti, TVM2)