Kumanovë, as fëmijë e as të punësuar të infektuar në çerdhe
Në Kumanovë nuk ka asnjë fëmijë....

Në Kumanovë nuk ka asnjë fëmijë apo të punësuar në çerdhet për fëmijë “Angell Shajçe”, të infektuar me Covid-19, edhe përkundër rritjes së shifrave të infektimeve në këtë komunë.
Drejtuesja e çerdhes thotë se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe protokollet respektohen.
“Për fat të mirë deri më tani nuk kemi asnjë fëmijë të prekur nga virusi Korona, por në qoftë se ndonjëri nga personeli, apo ndonjëri nga fëmijët infektohet, sigurisht se do të veprojmë në bazë të protokolleve. Ne i kemi marrë të gjitha masat parandaluese. 70% e personelit të çerdhes janë të vaksinuar dhe rivaksinuar, e të tjerët në të ardhme e afërt pritet të vaksinohen, pasi që të njëjtit iu nënshtruan virusit Korona dhe duhet të presin të kaloj kohë për vaksinim.”,- tha për TVM2 drejtoresha e Çerdhes Për Fëmijë “Angel Shajçe” - Kumanovë, Marina Aleksovska.
Çerdhet në qytetin e Kumanovës kanë adaptuar edhe numrin e fëmijëve në grupe për të ruajtur distancën mes tyre.
“Për momentin grupet e fëmijëve deri në 2 vjeç arrin në 15 fëmijë, e në grupin e atyre nga 2 deri në 6 vjeç arrin numri i tyre në 25. Në bazë të këtyre rekomandimeve, kemi mundësi pranimi deri në 1.345 fëmijë, momentalisht në Çerdhet tona kemi të regjistruar mbi 1.200 fëmijë, që do të thotë se kemi ende vende të lira, por në disa nga objektet e caktuara”, tha për TVM2, Aleksovska.
Për shkak të pandemisë, çerdhet nuk i kanë hapur sivjet grupet e qëndrimit gjithëditor për fëmijët nga 6 deri në 10 vjeç, pasi KSI vlerëson se këto grup mosha të klasave të ndryshme rrezikojnë të jenë përhapës të virusit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
