MPB, arreston 10 të dyshuar për krim të organizuar
10.12.2014 10:18
Mbi 10 persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, bëjnë të ditur mediat maqedonase, duke u thirrur në burime policore......

Arrestimet janë realizuar në Tetovë, Gostivar dhe Mavrovë, për personat që një kohë të gjatë janë marrë me kriminalitet të organizuar, fajdexhinj etj.
Mes të arrestuarve janë edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët u kanë ndihmuar kriminelëve për nënshkrimin e kontratave fiktive dhe manipulimeve të ngjashme. Njëri nga të arrestuarit ka qëlluar me armë ndaj njësitit policor “Tigri”, por gjithçka ka mbaruar pa pasoja ndaj policisë dhe ai është arrestuar. Gjatë ditës priten detaje nga MPB-ja.
