Von der Leyen më 28 shtator nis vizitën në Ballkanin Perendimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen më 28 shtator..

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen më 28 shtator, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një ditë më pas do të qëndrojë në KOsovë dhe Mal të Zi, e më pas edhe në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Zgjerimi dhe Ballkanit Perendimor, do të diskutohen në samitin e radhës së BE-së në fillim të tetorit në Slloveni.
Pikërisht në prag të këtij samiti do të zhvillohet edhe vizita e Von der Leyen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyn e ka paralajmëruar këtë vizitë si rast për të dërguar mesazhin për rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së.
Von der Leyen në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” ka folur edhe për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për Bashkimin Evropian. Ka përmendur edhe planet e BE-së për investime në rajon duke thënë se investimet e përgjithshme të BE-së përbëjnë 1/3 e bruto-prodhimit vendor të rajonit.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen tha se BE -ja i ka një borxh mirënjohjeje të rinjve në rajon që besojnë në të ardhmen e Evropës.
