Maqedoni

Shkup, sanksionohen 231 shoferë, 66 për vozitje të shpejtë

16.09.2021 09:25

Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 231 masa, mes të cilave 66 sanksione për qarkullim me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 8 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 6 për automjete me dëmtime teknike dhe të paregjistruara.
 
Janë shqiptuar 19 masa për përdorimin e telefoni celular gjatë vozitjes, 9 për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 13 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët, 7 për parakalim të gabuar dhe 58 për parkim të parregullt.
 
Nga MPB thonë se kontrollet e përforcuara në komunikacion do vazhdojnë. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.