Ekspozitë e Ibrahim Bedit në Gostivar
Në Qendrën për kulturë ASNOM në Gostivar sonte do të hapet ekspozita e artistit Ibrahim Bedi, në kuadër të projektit "Kiç, po!?/ jeni ose jo/" të cilin shtatë vite me radhë e organizojnë Drejtoria për kulturë dhe arte - Shkup dhe Ministria e Kulturës....

Kjo ekspozitë e Bedit në muajin gusht u prezantua në Qendrën kulturore të Maqedonisë në Nju-Jork.
Ibrahim Bedi (Shkup, 1959) ka diplomuar në Fakultetin për arte figurative në sektorin për skulpturë në klasën e prof. Petar Haxhi Boshkov. Ka magjistruar në fakultetin e njëjtë në vitin 1990 në temë "Kultura dhe natyra" te prof. Stefan Manevski dhe Vasil Vasilev. Nga viti 1985 deri në vitin 1989 ishte anëtar i grupit "Zero". Nga viti 1986 ishte anëtar i Shoqatës së artit figurativ të Maqedonisë.
Në vitin 1991 si bursist qëndroi në FAF pranë Universitetit "Mimar Sinan" në Stamboll dhe në atelienë e arkitektëve të njohur botëror[ Xhengis Bektash. Në vitin 1992 nën mentorim të prof. Tomur Atagok ka hulumtuar në Kaladokija. Nga viti 1990 deri në vitin 2002 punoi në Teatrin e kombësive si skenograf, fotograf dhe skulptor, ndërsa nga viti 200 deri në vitin 2002 ishte drejtor i Dramës turke.
Nga viti 2002 u punësua në Fakultetin e artit figurativ në Shkup në Sektorin e skulpturës si profesor i lëndës së skulpturës, teknikave të skulpturës dhe vizatimit, ndërsa nga vitin 2012 u zgjodh profesor i rregullt në FAF.
Ka marrë pjesë në shumë ekspozita figurative në Maqedoni dhe jashtë vendit. Ishte edhe përfaqësues i bienales prestigjioze të Vjenës me grupin "Zero".
