Maqedoni
Sot mbahet mbledhja e parë mes qeverive të RMV-së dhe Kosovës
16.09.2021 10:44
Në Shkup sot mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj së Kosovës....

Në Shkup sot mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe delegacioni i lartë që ai drejton, u prit me të gjitha nderimet zyrtare dhe shtetërore. Në fillim të mbledhjes, do të ketë një takim tet-a-tet midis kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në mbledhjen e dy qeverive, pritet të nënshkruhen një varg marrëveshjes dhe memorandumesh me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi mes dy shteteve. Marrëveshjet, dhe memorandumet e bashkepunimit janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet, zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera.
