Maqedoni

Tragjedia në spitalin modular, Zaev: Nuk mendoj të jap dorëheqje

16.09.2021 11:10

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka ndërmend që të dorëhiqet dhe deklarimet e kreut të ASH-së Ziadin Sela...

Kryeministri Zoran Zaev nuk  ka ndërmend që të dorëhiqet dhe deklarimet e kreut të ASH-së Ziadin Sela, i cili i këkroi  dorëheqjen  për shkaqe morale, i sheh dëshirë për pushtet dhe deklarime të dhëna në favor të  fitores në zgjedhjet lokale.

“Nuk mendoj për dorëheqje. Kryetari I ASH-së do të jetë kryeministër ose zv/kryeministër kur ta meritojë, kur të japë ide, të ofrojë zgjidhje, e jo në moment kur këtë tmerr dëshiroi ta shfrytëzonte në mënyrën më perfide  të mundshme, gjatë kohës së tri ditëve të zisë kombëtare. E e gjithë kjo për dëshirën e flaktë për pushtet. Derisa sillen në këtë mënyrë do ti humbin zgjedhjet.”, – ka deklaruar Zaev.
 
Kryeministri mbetet në qëndrimin paraprak edhe rreth dorëheqjeve të ofruara tashmë nga anëtarët e kabinetit të tij.
 
“Tragjedia na gositi të gjithëve dhe do ta mbajmë mend gjatë gjithë jetës. Humbëm jetë njerëzish. Ti presim raportet forenzike.”, – thotë Zaev.
 
Sa i përket sigurisë së spitaleve modulare, Zaev thotë se ato janë të të njejtit standard si kudo në botë. Pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, tha se janë përforcuar kontrollet në të gjitha spitalet modulare bë vend që po kontrollohen edhe nga aspekti kundër zjarreve dhe i sigurisë.