Londra dhe Ankara punojnë në ndërprerjen e rrjedhës së luftëtarëve të huaj në SHI

10.12.2014 10:27

Britania e Madhe dhe Turqia punojnë për ndërprerjen e fluksit së luftëtarëve të huaj, që inkuadrohen drejt xhihadistëve të "Shtetit Islam" në Irak dhe Siri, deklaroi mbrëmë në Ankara kryeministri britanik Dejvid Kameron........

"Ne do të luftojmë kundër armikut të përbashkët, një terrorizëm i skajshëm", deklaroi Kameron në konferencën e përbashkët për media me kolegun turk Ahmet Davutogllu.

Në nëntor autoritetet britanike njoftuan se vendi po ballafaqohet me kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare në një kohë të qetë. Sipas të dhënave të Skotland jard mbi 500 britanikë kanë shkuar që të luftojnë në anën e grupeve si ISIS, për ç'arsye autoritetet druajnë se ata mund të planifikojnë sulme pas kthimit në Britaninë e Madhe.

Kryeministri britanik theksoi se ka biseduar me kolegun turk për strategjinë afatgjate për shkatërrimin e ISIS-it dhe kthimin e stabilitetit në atë pjesë të botës. Kameron theksoi se këmbimi i informacioneve të shërbimeve për zbulim mes Turqisë dhe Britanisë së Madhe në nivel më të lartë mund të ndihmojë në ndërprerjen e fluksit të xhihadistëve në Siri dhe jashtë vendit.

Davutogllu i hodhi poshtë akuzat kundër Turqisë se lejon kalimin përmes territorit të saj ekstremistëve, që largohen për në Siri të luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad.

"Asnjë luftëtarë nga ISIS nuk ka kaluar përmes territorit turk", deklaroi Davutogllu, duke shtuar se xhihaditsët  paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë.

Sipas Davutogllut, askush nuk mund ta vendosë nën pikëpyteje përkushtimin e Turqisë në luftën kundër terrorizimit.