Maqedoni

Nga nesër, pluhur dhe erë nga Saharaja, gjatë fundjavës moti paqëndrueshëm

16.09.2021 12:06

Sot në mbarë vendin pritet të mbajë mot me diell, mesatarisht i ngrohtë me vranësira mesatare lokale....

Sot në mbarë vendin pritet të mbajë mot me diell, mesatarisht i ngrohtë me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperaturat do të lëvizin  nga 27 deri në 35 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperatura maksimale do të rritet deri në rreth 32 gradë.
 
Nga nesër, do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fortë nga perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë paqëndrueshmëri lokale, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi. Gjatë fundjavës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale në rajonin e Shkupit.
 
Temperaturat mbeten të larta dhe mbi mesataren për këtë pjesë të vitit, prej 28 deri në 35 gradë, Ndërsa UV INDEX -i do të ketë një vlerë mesatarisht të lartë dhe do të jetë  me koeficient 6.
 
Për shkak të erës së theksuar jugperëndimore, nga nesër në vendin tonë do të transportohet pluhuri dhe rëra nga Sahara, të cilat do të rëndojnë  atmosferën.