Maqedoni

Anëtarësimi në BE, Dimitrov: Presim sinjal të qartë, besimi është tronditur

16.09.2021 13:36

Në takimin online të iniciuar nga komisioneri lartë i BE-së, Oliver Varheji...

Në takimin online të iniciuar nga komisioneri lartë i BE-së, Oliver Varheji, zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, theksoi pritjet e RMV-së  nga samiti i Tetorit. 
 
Sipas tij, “Samiti duhet të dërgojë sinjal të qartë politik për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur besimi në proces është tronditur. Pa një mesazh të tillë të qartë besueshmëria do të vihet në dyshim më tej.”,- tha Dimitrov.
 
Komisioneri Varhei njoftoi zyratrisht vizitën  në rajon në fund të shtatorit, të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të planifikuar pak para Samitit. Pas vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së më 7 shtator, Parlamenti Evropian miratoi Rregulloren IPA III si instrument për ndihmën e para-anëtarësimit për periudhën 2021-2027.  Në takimin virtuel morën pjesë edhe  ministrat e tjerë nga rajoni përgjegjës për çështjet  europiane