Botë

Kinë, tërmet i fortë në Sichuan, ka viktima

16.09.2021 13:59

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 u lënduan në tërmetin që tronditi provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës...

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 u lënduan në tërmetin që tronditi provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës mëngjesin e kësaj së enjteje. Mediat shtetërore kineze raportojnë se numri i viktimave dhe të lënduarve mund të jetë më i madh dhe ka mundësi për një katastrofë serioze.
 
Observatori amerikan për tërmetet llogariti se tërmeti ishte me magnitudë 5.4, ndërsa rrjeti sizmik kinez foli për magnitudën 6.0. Të dy kanë identifikuar origjinën e tërmetit në një thellësi prej 10 kilometrash. Një tërmet me magnitudë 7.9 në provincën Sichuan në vitin 2008 shkaktoi 87 mije viktima, në këtë shifër përfshihen  të vdekurit dhe ata që ende konsiderohen si të zhdukur.