Maqedoni
Zjarri në fshatin Vishnjë të Strugës, autoritetet: Zjarri është nën kontroll
16.09.2021 15:49
Zjarri në Jabllanicë, i cili ishte ndezur për tri ditë mes fshatrave Belicë të poshtme dhe Vishnjë, është vënë nën kontroll....

Zjarri në Jabllanicë, i cili ishte ndezur për tri ditë mes fshatrave Belicë të poshtme dhe Vishnjë, është vënë nën kontroll. Flakët dhe era e fortë mbrëmë shkaktuan frikë dhe panik tek banorët e fshatit Vishnjë. Sot, zjarrfikësit dhe ndërmarrja publike Pyjet e Maqedonisë e qetësuan situatën, duke thënë se nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit. Tereni që digjet dhe ende duket tymi, është i paarritshëm, nuk mund të shuhet. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.
“Terreni është një vend shkëmbor mjaft i paarritshëm me bar dhe është i vështirë për t'u arritur. Për momentin kemi kaluar gjithë terrenin dhe situata është mirë, nuk ka zjarr të përhapur, ka vetëm trungje që digjen.”,- deklaroi drejtori i N. P. “Pyjet e Maqedonisë” – Strugë, Vasil Radinoski.
Banorët e fshatit Vishnjë thonë se dy net radhazi kanë qëndruar pa gjumë. Të frikësuar nga flakët që u përhapën mbrëmjen e kaluar, ata ruajtën zonën gjatë gjithë natës.
“Zjarri ishte aktiv për tre ditë, kështu që mbrëmë iu afrua fshatit dhe kur pamë fotografitë u mblodhëm të filmonim me dron dhe sipas distancës që dukej ishte 300 metra afër shtëpive të para, ishte shqetësuese.",- tha një banor i fshatit Vishnjë.
“Asgjë nuk është prerë këtu, bari është i thatë këtu, i gjithë fshati mund të digjet. Një zjarrfikës nga Struga thotë se nuk ka gjë, larg është, për atë larg por për mua nuk është larg.”,- theksoi një banor i fshatit Vishnjë.
“U trembëm dhe i gjithë fshati u mblodh këtu, qëndruam deri në orën dhjetë. Ne kërkuam që të vinte një aeroplan ta shuante, por asgjë, thane që është nën kontroll, ndërsa zjarri po përhapej.”,- potencoi një banor i fshatit Vishnjë.
Për shkak se tereni është i paarritshëm, nuk merret asnjë masë për shuarjen e zjarrit. Shuarja me aeroplanë do të bëhet vetëm nëse ka rrezik të zgjerimit të zjarrit.
ILMIE ZHAKU
