Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Po punojmë për rifillimin e bisedimeve

16.09.2021 16:52

Ende nuk ka përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit....

Ende nuk ka përparim në  dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova vlerëson se në dialog është palë e barabartë dhe këmbëngul për njohje reciproke. Në përpjekje për të çuar përpara dialogun, në Kosovë është rikthyer përfaqësuesi special i Bashkimi Europian Mirosllav Lajçak. Ai nuk ofroi shumë detaje rreth takimeve, sqaroi shkurt se është biseduar për hapat e mëtejshëm. 
 
“Kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por çështja më e rëndësishme është dialogu dhe situata aktuale e dialogut. Unë do të qëndroj këtu tre ditë, do të zhvilloj shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për të dhënë detaje.”,- tha përfaqësuesi special i BE-së, Mirosllav Lajçak.
 
Pavarësia dhe integriteti territorial, Konjufca: Të panegociueshme, njohje reciproke
 
Edhe kryeparlamentari Konjufca, ripërsëriti qëndrimin e unisuar të krerëve të shtetit dhe qeverisë. 
 
“Dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke. Rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë.”,- thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Parlamentit pas takimit të tij me Lajçak.