"Politika": BE-ja pret që Beogradi ta vazhdojë dialogun me Prishitnën
Bashkimi Evropian dhe komisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han presin që Beogradi ta vazhdojë dialogun me Prishtinën që të sigurohet normalizim i marrëdhënieve, përderisa negociatat për kapitullin 35 duhet të sjellin deri në normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, shkruan "Politika" duke e transmetuar përgjigjen nga kabineti i Hanit....

Prej atje përkujtojnë se "negociatat për kapitullin 35 (i cili ka të bëjë me Kosovën) duhet të sjellin deri në normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në formë të marrëveshjes juridike obliguese e cila do të vijojë në fund të negociatave për inkuadrim të Serbisë ndaj BE-së", theksohet në përgjigjen që gazeta e mori në pyetjen nëse atë që Han i ka thënë presidentit serb nga fundi i muajit nëntor në Beograd mund të interpretohet në atë mënyrë si ajo në opinion para disa ditësh që e transmetoi Tomisllav Nikoliq - se Serbia do të duhet të zgjedhë midis BE-së dhe Kosovës.
"Serbia deri më tani ka realizuar progres të konsiderueshëm dhe duhet të vazhdojë me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, pa anulim të dialogut, në mënyrë konstruktive", theksohet në përgjigje dhe drejtohet në atë që u ishte thënë gazetarëve pas takimit midis Han dhe Nikoliq në Beograd, thekson "Politika".
