Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, u regjistruan 758 446 qytetarë në vend, 193 168 në diasporë

16.09.2021 17:34

Vazhdon të jetë i lartë interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar...

Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, deri më tani janë regjistruar 758.446 qytetarë, prej të cilëve 36.174 janë regjistruar deri mesditën e së enjtes, 221.268 shtëpi 297.085 banesa. Në procesin e vetregjistrimit të diasporë, aktualisht janë vetëregjistruar 193.168 persona. 
 
Në regjistrimin e diasporës kryeson Zvicra me 62.914 të regjistruar, e ndjekur Gjermania me 43.921, Italia me 27. 095, Austria me 11.152, SHBA-të me 8. 313, Belgjika me 4.680, Danimarka me 4. 115,  Sllovenia me 3.599, Suedia me 3.479, Australia me 2.670, Mbretëria e Bashkuar me 2. 533, Turqia me 2.212, Norvegjia me 1.965, Franca me 1.794, Kanadaja me 1.722, Kroacia me 1.515, Kosova me 1.168, Holanda me 1.037.
 
Shtetet e tjera kanë më pak se 1000 të regjistruar ndërsa 20 shtete kanë vetëm nga një person që është vetëregjistruar.
 
Mërgimtarët mund të regjistrohen edhe në vend, nga ndonjë anëtar i familjes që i ka të dhënat e duhura rreth tyre. Nga ESHS disa herë kanë njoftuar se regjistrimi i diasporës edhe në raste kur i njëjti person vetëregjistrohet apo regjistrohet nga të afërmit, nuk do të thotë dyfishim i të dhënave, pasi sistemi me automatizëm mban vetëm njërën nga të dhënat e regjistruara për atë person.
 
Edhe vetëregjistrimi i diasporës zgjat deri në ditën e përfundimit të banorëve rezidentë dhe banesave në RMV, pra deri në fund të shtatorit.
 
ERSAN PAJAZITI