Maqedoni

Vazhdon hetimi për tragjedinë, ekspertët gjermanë arritën në spitalin modular

16.09.2021 18:37

Ekspertët gjermanë kanë arritur në Spitalin Modular në Tetovë, i cili u shkrumbua nga zjarri më 8 shtator...

Ekipi përbëhet prej katër ekspertësh, dy prej tyre janë për hetim të zjarrit dhe dy për matje lazerike të hapësirave dhe për fotografim.
 
Ministria e Brendshme tashmë ka përgatitur ndihmë adekuate në formën skicave, planeve dhe informacioneve që mund të ndihmojnë në kontrollimin e përbashkët të fakteve.
 
Ekipi i ekspertëve pritet të qartësojë dilemat se si erdhi deri te zjarri gjatë të cilit jetën e humbën tragjikisht 14 persona, mes tyre 12 pacientë Covid dhe 2 të afërm që kujdeseshin për ta si dhe u lënduan  12 pacientë të tjerë.
 
Krahas ekspertëve gjermanë vazhdojnë ndërkohë edhe hetimet nga prokurorët vendas që po shqyrtojnë çdo provë dhe dokumentacion për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë.
 
Edhe prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon hetimin e dokumentacionit të të gjithë spitaleve modulare të ndërtuara në vend.