Maqedoni
Parashikimi i motit
17.09.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor (vende-vende me shpejtësi mbi 70 km/orë). Gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 16 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë celsius.
Gjatë fundjavës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura veçanërisht në pjesët veriore do të zvogëlohet për disa gradë. Prej të hënës vazhdon moti stabil me temperatura më të ulëta të ditës.
