Maqedoni
Shkup, sanksionohen 173 shoferë, 48 për vozitje të shpejtë
17.09.2021 09:43
Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme....

Gjatë kontrolleve të përforcuara aksionare në fushën e trafikut të zbatuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 masa, mes të cilave 48 sanksione për qarkullim me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 12 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 3 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 për automjete me dëmtime teknike dhe të paregjistruara.
Janë shqiptuar 12 masa për përdorimin e telefoni celular gjatë vozitjes, 6 për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 5 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët, 7 për parakalim të gabuar dhe 54 për parkim të parregullt.
Nga MPB thonë se kontrollet e përforcuara në komunikacion do vazhdojnë. “U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
