Keri: Aksionet kundër ISIS-it të mos kufizohen vetëm në Irak dhe Siri
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri nga Kongresi kërkoi që aksionet ushtarake amerikane kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik të kufizohen vetëm në Irak dhe Siri dhe të mos e pengojë presidentin Barak Obama në sistemimin e trupave në terren ku do të jetë e domosdoshme, transmetuan mediat amerikane.....

Keri sot kërkoi vazhdimin e fuqizimit të aksioneve ushtarake amerikane aktuale kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik për tre vitet e ardhshme.
Presidenti Obama gjegjësisht i përdor autorizimet e Kongresit në të cilat mbështetej edhe ish-presidenti Xhorxh Bush pas sulmit terrorist mbi SHBA-në, më 11 shtator të vitit 2001.
Kongresi, sipas Kushtetutës është organi i vetëm kompetent për miratimin e operacioneve ushtarake.
Sekretari amerikan i shtetit tha se SHBA-ja me siguri nuk do t'i zgjerojë aksionet ushtarake jashtë Irakut dhe Sirisë, por se do të jetë gabim nëse ekstremistëve u dërgohet mesazhi se janë të sigurt jashtë këtyre shteteve.
