Maqedoni

Arrijnë në RMV 50 mijë vaksina “Pfizer” donacion nga Bullgaria

17.09.2021 11:12

Arriti në vend sasia prej 50 mijë vaksinave “Pfizer” si donacin nga Bullgaria...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se “Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”.
 
Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.
 
Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur të arrijë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë, pasi prodhuesi obligon vendet donatoe që vendiin ta miratojnë në Kuvendet nacionale e për shkak të zgjehjeve në Bullgari, një gjë e tillë u bë e mundur vetëm këtë muaj.