Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, 800.008 qytetarë në vend, 193 168 në diasporë

17.09.2021 11:40

Vazhdon të jetë i lartë interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar....

Vazhdon të jetë i lartë interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar. Sipas të dhënave të fundit  nga Enti Shtetëror i Statistikave,  deri mbrëmë  në orën 20.00 janë regjistruar 800.008 qytetarë, 249.500 amvisëri dhe 336.109 banesa.
 
Në procesin e vetëregjistrimit të diasporë, aktualisht janë vetëregjistruar 193.168 persona. 
 
Në regjistrimin e diapsorës kryeson Zvicra me 62.914 të regjistruar, e ndjekur Gjermania me 43.921, Italia me 27.095, Austria me 11.152, SHBA-të me 8.313, Belgjika me 4.680, Danimarka me 4.115,  Sllovenia me 3.599, Suedia me 3.479, Australia me 2.670, Mbretëria e Bashkuar me 2. 533, Turqia me 2.212, Norvegjia me 1.965, Franca me 1.794, Kanadaja me 1.722, Kroacia me 1.515, Kosova me 1.168, Holanda me 1.037. Shetet e tjera kanë më pak se 1000 të regjistruar ndërsa 20 shtete kanë vetëm nga një person që është vetëregjistruar.
 
Mërgimtarët mund të regjistrohen edhe në vend,  nga ndonjë anëtar i familjes që i ka të dhënat e duhura rreth tyre. Nga ESHS disa herë kanë njoftuar se regjistrimi i diapsorës, edhe në raste kur i njejti person vetëregjistrohet apo regjistrohet nga të afërmit, nuk do të thotë dyfishim i të dhënave, pasi sistemi me automatizëm mban vetëm njërën nga të dhënat e regjistruara për atë person. Edhe vetëregjistrimi i diasporës zgjat deri në ditën e përfundimit të banorëve rezidentë dhe banesave në RMV pra deri në fund të shtatorit.