Protesta të reja në Kaliforni kundër vrasjeve të Afroamerikanëve
Qindra protestues kanë shëtitur në qendër të qytetit Berkli të Kalifornisë, në shenjë proteste për shkak të më shumë rasteve me vrasjen e afroamerikanëve të paarmatosur të kryera nga policë......

Protestuesit gjatë marshit protestues u grumbulluan para këshillit të qytetit Berkli, ku njëri prej këshilltarëve të qytetit paralajmëroi se do të kërkohet hetim në lidhje me reagimin e policisë në protestat e mbajtura në fundjavën e kaluar.
Për shkak të protestave të mbrëmshme për shkaqe sigurie u mbyll stacioni kryesor i autobusëve në qendër të Berklit, ndërsa seanca e mbrëmshme e Këshillit të qytetit u anulua pas kanosjeve se me forcë do të ndërpritet", deklaroi kryetari i Berklit, Tom Bejts.
Protestuesit gjatë protestave e kanë bllokuar edhe autostradën lokale, si dhe linjën hekurudhore, ndërsa policia arrestoi 223 persona për shkak se kanë treguar rezistencë ndaj personave zyrtarë, pengimin e punës së policisë dhe akuza të tjera, deklaroi shefi ndihmës i policisë rrugore, Erni Sançez.
