Botë

Kremlini zyrtar: BE të mos ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare në Rusi

17.09.2021 13:26

Pasi Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, që kërkon mosnjohen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare ruse..

Pasi Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, që kërkon mosnjohen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare ruse, nëse do të shkelen normat ndërkombëtare , Rusia i kërkon BE-së të mos ndërhyrjë në zgjedhjet e brendshme.
 
Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për presidentin Vladimir Putin që përballet me pakënaqësi në rritje për standardet e ulëta të jetesës dhe lidhjet e dobëta me perëndimin.
 
Rusët u janë drejtuar qendrave të votimit, në zgjedhjet parlamentare treditore. Pavarësisht rënies së ndjeshme në sondazhe, zgjedhjet ka më shumë gjasa t’i fitojë partia në pushtet Rusia e Bashkuar, e cila  vitin e kaluar e ndihmoi Putinin të kalonte reformat ë rëndësishme kushtetuese. 
 
Partia komuniste e Zyuganovit,  konsiderohet si rivali më i fortë, e ndjekur nga LDPR e Zhirinovskyt, që të dy  mbështës të Putinit në shumicën e politikave kryesore. 
 
Kritiku më i ashpër i Putinit, aktivisti i burgosur, Aleksei Navalni shpreson që fushata taktike e udhëhequr nga ekipi i tij në ekzil, do të minojë përpjekjet e Rusisë së Bashkuar për një shumicë të re të theksuar. Aleatët e Navalnit i cilësojnë zgjedhjet një mashtrim dhe u kërkojnë mbështetësve të votojnë për kandidatët që, sipas tyre, kanë më shumë shanse të mundin Rusinë e Bashkuar.