Maqedoni
Shekerinska: Shba dëshiron ta shohë RMV-në sa më shpejtë në procesin negociues me BE-në
17.09.2021 13:49
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska...

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zhvilloi takime në Departamentin e Shtetit dhe në Pentagon. Në Departamentin e Shtetit, miinstrja Shekerinska u takua me të dërguarin e ri special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me ç’rast ishte përfunduar se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesion negociues me Unionin.
Shekerinska mbajti takime edhe me njeriun e parë të Zyrës për Çështje politike dhe mbrojtëse Timoti Alan Bejts, në të cilën ishte riafirmuar pozita amerikane për rajon stabil dhe prosperitar dhe zgjidhja e çështjeve të cilat e pengojnë paqen dhe stabilitetin. Ministrja Shekerinska theksoi se shteti ynë si anëtare e NATO-s e pranon përgjegjësinë të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit dhe se merr pjesë në disa nisma rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Në Pentagon, Shekerinska bisedoi me Hajdi Grant, drejtoreshën e Agjencisë për bashkëpunim mbrojtës-të sigurisë. Në takim është biseduar për projektet rrjedhëse për modernizim të Armatës.
Ministrja në Uashington e vizitoi edhe Qendrën memoriale nacionale Arlington me ç’rast dorëzoi lule në Varrin e ushtarit të panjohur, thuhet në njoftimin e MM-së.
