Maqedoni
Ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie Obligative, kamatat nuk munden të jetë më të larta se borxhi
17.09.2021 14:15
Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Obligative që u miratuan tashmë në Kuvend...

Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Obligative që u miratuan tashmë në Kuvend, përcaktojnë qartë se kamata e borxheve për pagesë jo në kohë të llogarive të vjetruara të rrymës, ujit, shërbimeve të telekomunikacionit, obligimeve ndaj bankave etj., nuk guxon të kalojë vlerën e borxhit kryesor. Pra, nëse keni borxh në vlerë prej 500 denarësh, kamata nuk guxon të jetë mbi këtë shumë, e jo si me praktikën e deritanishme, kur paguanim shuma që e kapërcenin shumëfish vlerën e borxhit.
Tashmë me këto ndryshime, qytetarët apo firmat që kanë borxhe të vjetra të grumbulluara, nuk do të paguajnë kamatë më të lartë se vlera e parave që kanë borxh. Por nëse aktualisht keni pranuar vendim për pagesa kamatash të larta, ato do të duhet t’i paguani. Plotësimet e ligjit hynë në fuqi nga 1 tetori.
FLUTURA LATIFI
