Maqedoni
PKNOK heton dokumentacionin, Ruskovska: Kishte korrigjime nga Banka Botërore
17.09.2021 15:24
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka filluar shqyrtimin e dokumentacionit të prokurimit publik...

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka filluar shqyrtimin e dokumentacionit të prokurimit publik për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë , I cili u shkrumbua nga zjarri që mori jetën e 14 personave, por jo edhe për shkaqet për shpërthimin e zjarrit për të cilat kjo prokurori nuk ka kompetenca. Shefja e PNKOK-ut Villma Ruskovska thotë se dokumentacioni I spitaleve ka qenë disa herë i korrigjuar dhe i plotësuar nga ana e Bankës Botërore.
“Këto janë dokumente të prokurimit publik dhe me sipas informacioneve paraprake nga ekspertët tanë ata kanë mbledhur dokumentacionin teknikë, dhe Banka Botërore ka bërë disa korrigjime në dokumentacion teknik dhe ne po këto dokumente ua dërguam ekspertëve që të kontrollonin nëse spitalet modulare ishin të prokuroria dhe të ndërtuara në përputhje me dokumentacion teknikë, i cili është miratuar nga Banka Botërore”,- tha kryetarja e PTHPNKK-së, Villma Ruskovska.
Ekspertët gjermanë vazhdojnë hetimin, Mariçiq: Nuk përzihemi në hetim, jemi në dispozicion
Dokumentacioni i prokurorimit tashmë është në duart e ekspertëve gjerman, të cilët duhet zbuluar nëse spitali modular në Tetovë është ndërtuar ose jo në përputhje të specifikave teknike që i kërkonte Banka Botërore. Edhe ekzekutivi pret ekspertizën e gjermanëve për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Hetimi i detajuar do të duhet të japë përgjigje se pse spitali modular në Tetovë u shkrumbua për vetëm pak minuta dhe kush dha “dritë e gjelbër” për të lëshuar në përdorim këto spitale. Por, a ka vend për dyshime për ndërhyrje të qeverisë në këto hetime siç akuzon opozita!?
“Pushteti aspak nuk përzihet në hetimet. Të kish dashur pushteti të përzihet nuk do të kishim ftuar hetues gjerman të cilët duhet ti hetojnë të gjitha rrethanat rreth kësaj çështjeje. Ekspertët gjerman arritën dhe të gjitha institucionet janë në dispozicion të ndihmojnë në hetimet, ndërsa ju e dini se natën e shpërthimit të zjarrit ishte thirrur edhe Shtabi i Krizës dhe i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar organeve kompetente.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Mariçiq thotë se nuk e din se kush mund të ketë dhënë pajtim teknikë për lëshimin e spitalit modular në përdorim nëse ato eventualisht nuk kanë plotësuar kushtet. Këtë përgjigje ai do ta presë nga hetimet e ekspertëve të huaj.
REXHEP QAMILI
